A do të ketë masa të reja? Mbi 10.000 raste aktive me Covid-19

Numri i rasteve aktive me Covid-19, përfshirë 24 orët e fundit është mbi 10 mijë të infektuar në Maqedoninë e Veriut, shkruan TV21.
Për vetëm disa ditë numri u rrit për rreth 4.000 raste të reja, ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se arsye për këtë janë festat e fundvitit dhe mosrespektimi i masave. Por, a do të ketë masa të reja pas rritjes së numrit të rasteve të reja?
Të martën, Komisioni për sëmundje ngjitëse do të ketë takim, në të cilin do të shqyrtohet gjendja. Jozyrtarisht një prej masave që do të rekomandohet në Qeveri është shkurtimi i kohës së izolimit nga 9 në 7 ditë për rastet asimptomatike dhe shfuqizimi i vendimeve për izolim.
Infektologu Fadil Cana për TV21 deklaroi se përveç Omicronit, pritet të paraqitet lloj i ri, andaj që tani nuk mund të jepen parashikime nëse në vitin 2022 do të përfundojë pandemia, shkruan TV21./21Media

Back to top button