Mara do të luajë si Audrey Hepburn në filmin biografik të Apple Studios
Rooney Mara, aktorja e nominuar për Oscar, thuhet se do të luajë një ikonë nga Epoka e Artë e Hollivudit. Sipas Deadline dhe Variety, Mara do të luajë si Audrey Hepburn në një film biografik të Apple Studios.
Hepburn, e cila ka vdekur në vitin 1993 në moshën 63-vjeçare nga kanceri, është shfaqur në filma klasikë si “Roman Holiday”, “Breakfast at Tiffany’s” dhe “My Fair Lady”.
Ajo ishte gjithashtu e njohur për ndikimin e saj në modë, si dhe për punën e saj bamirëse ndërkombëtare si ambasadore e vullnetit të mirë për UNICEF, transmeton rtv21.tv
Mara, 36 vjeçe, është shfaqur në dhjetëra filma dhe njihet më së shumti për rolet e saj në “The Girl with the Dragon Tattoo” dhe “Carol”, të cilat të dyja fituan nominimet e saj për Oscar.
Filmi i saj i fundit është “Nightmare Alley” i Guillermo del Toro.
Ajo thuhet se do të shërbejë gjithashtu si një nga producentet e projektit, i cili do të drejtohet nga Luca Guadagnino, i cili ka drejtuar filmin e vitit 2017 “Call Me by Your Name”./21Media