Rama shërohet nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tashmë është shëruar nga COVID-19. Kështu ka njoftuar ai përmes një shkrimi në “Facebook”, ku ka shtuar edhe se për të disatën herë ka rezultuar negativ me koronavirus.
Rama ka filluar edhe punën në zyrë.
“Mirëmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

Ndërkohë që shtatë ditë më parë pra, më 11 janar Rama kishte njoftuar se ishte infektuar me COVID-19./21Media

Show More
Back to top button