Kaloni te përmbajtja kryesore

Përparim Rama rezulton pozitiv me Covid-19

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Rama ka bërë të ditur se nuk ka asnjë simptomë dhe po e vazhdon punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tij.
“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.”, ka shkruar Rama në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button