Arrestohet i dyshuari që dhunoi të miturën në Skënderaj

Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në Skënderaj më 28 dhjetor të vitit të kaluar.
“Me datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Show More
Back to top button