Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani nga Japonia kërkon mbështetje në fushën e arsimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omani ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në sferën e politikës së jashtme, menaxhimin e pandemisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë në fusha të tjera.

Osmani ka falënderuar Yamanaka për mbështetjen e deritashme japoneze, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Japonia ka prezencë të vazhdueshme nëpërmjet projekteve në Kosovë, ndaj Presidentja ka kërkuar mbështetje në fushën e arsimit, respektivisht në shtimin e numrit të bursave për studentët kosovarë që duan të studiojnë në Japoni.

Sipas Osmanit, Kosova ka potencial të zhvillojë bashkëpunim me Japoninë në sferën e ekonomisë, shkëmbimit tregtar, shëndetësisë, arsimit, kulturës, si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Ndërkaq z. Yamanaka ka shfaqur gatishmërinë e shtetit të tij për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës dhe ka përmendur organizatën japoneze JICA, e cila sipas tij vazhdon të  implementojë projekte në Kosovë.

Yamnaka ka bërë të ditur se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sferën e shëndetësisë, duke paralajmëruar dhënien e donacioneve për institucionet shëndetësore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button