Kaloni te përmbajtja kryesore

Tenderi për palestrën sportive në Zhegër, arrestohet pronari i kompanisë për mbikëqyrjen e punimeve

Policia sonte ka informuar se ka arrestuar një burrë për përfshirje në veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.
I dyshuari është intervistuar në prezencën të avokatit dhe më pas, me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, ka zhvilluar hetime lidhur me tenderin e shpallur nga komuna e Gjilanit për ndërtimin e palestrës së sporteve në fshatin Zhegër-Gjilan. Hetimet policore janë zhvilluar nën dyshimin se kompania për mbikëqyrjen e punimeve, konkretisht pronari i saj: M.J., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar), që nga data 12.07.2017 deri më 03.12.2020, ka pranuar si punë të kryera punët në vlerë prej 66.000 (gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) €, e që në fakt ato punë nuk ishin kryer duke e dëmtuar buxhetin e komunës edhe duke i sjellë kompanisë që kishte fituar tenderin fitimin e lartcekur (66.000 €).”, ka informuar policia./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button