Kaloni te përmbajtja kryesore

Sfida e lëshimit të dy aktobatëve me një parashutë “Mr. Bill”

 
Momenti kur dy guximtarë u lëshuan me parashutë nga një shkëmb me lartësi prej 1000 metrash.
Diçka që e bën akoma më të veçantë këtë sfidë është se të dy u lëshuan me një parashutë.
Dy guximtarët janë Tom Newberry, 32 vjeç, dhe Callum Coldwell-Story. Ata filmuan vetën duke u lëshuar prej një prej majeve më të larta në Itali, në Mount Brento.
Pamjet tregojnë çiftin në mes mjegullës së dendur.
Pasi që u lëshuan në mjegull, Callum rrëshqiti poshtë këmbëve të Tomit, ku kapi dorën e tij dhe u mbajt për të. Edhe ai ishte i pajisur me parashutë.
Lëshimi i dy akrobatëve me një parashutë nga një lartësi quhet “Mr Bill”.
Pas lëshimit poshtë mjegullës, u shfaq lugina ku çdo gjë shihej qartë, dhe Cullum filloi të manovrojë. Ai lëshoi dorën e Tom dhe u hodh i vetëm në ajër, ku më pas u hap edhe patashuta e tij.
Akrobati Tom vjen nga Devon i Anglisë, e Callum nga Kolorado e SHBA-ve.
Tom pas përfundimit të kësaj sfide ka thënë se para se të lëshoheshin me një parashutë, fillimisht kanë ushtruar në Alpet Zvicerane. Kështu, kanë dalë me planin e quajtur Mr. Bill, dhe kanë vendosur të provojnë.
Ai ka thënë se gjatë kësaj sfide kanë përjetuar momente të mrekullueshme, dhe janë të lumtur që ia kanë dalë në synimin e tyre./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button