Sa vetura të tipit “BMW” janë në Kosovë
Veturat e markës “BMW” dita e ditës po vendos standarte te reja, kështu duke iu ofruar shoferëve shumë shpejtësi e adrenalinë.
Në vitin 2017, BMW ishte prodhuesi i katërmbëdhjetë më i madh në botë i automjeteve, me 2 milionë e 279 mijë e 503 automjete të prodhuara, por sa vetura të familjes së BMW-së lëvizin në rrugët e Kosovës?
Portali rtv21.tv nga të dhënat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka konfirmuar se në rrugët e Kosovës janë 17 mijë e një vetura të tipit “BMW”.
Në rrugët e Kosovës qarkullojnë edhe BMW shumë luksoze, siç është BMW AG.
MPB për portalin rtv21.tv ka thënë se 55 vetura janë të tipit “Bayer mot werke bmw”, 5 vetura të tipit BMW AG, 2 “BMW mini cooper”, 1 BMW AG 5D, 1 BMW3/1.
BMW është një prodhues gjerman i korporatës shumëkombëshe i automjeteve luksoze dhe motoçikletave me seli në Mynih të Gjermanisë.
Marka BMW sivjet raporton shitje të larta të të gjitha kohërave, me rritje +9,1% nga viti në vit; numri një në segmentin premium global/21Media