Kaloni te përmbajtja kryesore

Një i vdekur e katër të lënduar në aksident në Obiliq

Një person ka vdekur, kurse katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit.
Policia njofton se në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button