Mbyllet një çerdhe në Prishtinë për shkak të COVID-19
Për shkak rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 institucioni Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, është mbyllur.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook. Task-Forca e këtij Institucioni ka marrë vendim që mbyllja të fillojë nga 26 janari dhe të zgjasë dhjetë ditë.
Në arsyetimin thuhet se 20 për qind e stafit dhe disa fëmijë aktualisht janë pozitivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 2.707 raste të reja, ndërsa grupmosha që është infektuar më së shumti është grupmosha 10 deri në 19 vjeç./21Media