Kjo është grupmosha me më së shumti të infektuar në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 2.707 raste të reja, ndërsa grupmosha që është infektuar më së shumti është grupmosha 10 deri në 19 vjeç.
Sipas të dhënave, 803 persona të grupmoshës 10-19 vjeç janë konfirmuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan rtv21.tv
Nga kjo grupmoshë, më së shumti raste me Covid-19 ka pasur nga komuna e Prizrenit.

MSh ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.
Në total numri i rasteve aktive është 21.668./21Media
May be an image of text

Back to top button