Paralajmërohet përkeqësim i situatës epidemiologjike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po vazhdon me apel për vaksinim, pasi që sipas tyre është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Në apelin e IKSHPK-së thuhet virusi është kudo andaj nuk duhet neglizhuar rekomandimet themelore.
“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
Bëhet e ditur se IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj kërkohet që të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes të testohen.

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 2.707 raste të reja, ndërsa grupmosha që është infektuar më së shumti është grupmosha 10 deri në 19 vjeç./21Media

Back to top button