Haxholli: Përkushtimi në rifillimin e dialogut do jetë kërkesa e Lajçakut dhe Escobarit për Qeverinë e Kosovës

 
Violeta Haxholli nga KDI, sonte në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se beson që përkushtimi në rifillimin e dialogut do jetë kërkesa e Lajçakut dhe Escobarit për Qeverinë e Kosovës.
“Kërkesa kryesore e dy përfaqësuesve ndaj Qeverisë së Kosovës do të jetë që të përkushtohen ndaj rifillimit të procesit të dialogut, të përkushtohen që sa më parë të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale”, ka thënë Haxholli në “Click”.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë në Kosovë gjatë javës së ardhshme./21Media

Back to top button