A do të jenë këta prezantuesit e “Eurovision 2022”?

Konteksti muzikor “Eurvision” do të mbahet në maj, në Turin të Italisë.
Por, kush do ta udhëheq?
Në dhjetor, Dagospia raportoi se Laura Pausini– ndër artistet më të njohura italiane në botë – ishte njëra nga të preferuarat.
Ajo ka fituar pothuajse çdo çmim të madh që mund të mendoni – duke përfshirë një çmim MTV Italian Music, Grammy Awards, Latin Grammy Awards dhe Billboard Latin Music Awards.
Ndër të tjerë emra të përfolur janë edhe Alessandro Cattelan dhe Mika.
Meqënëse Mika, kishte mohuar zërat të jetë pjesëmarrës në këtë eveniment, mediat italiane bën të ditur se në fakt ai është në prag të nënshkruarit një marrëveshje.
Kujtojmë që, këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”, e cila në fakt u përcoll me shumë kritika./21Media

Back to top button