Osmani vjet i bëri 14 vizita zyrtare e bilaterale jashtë vendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vitit 2021 ka realizuar 14 vizita zyrtare bilaterale jashtë vendit. Kështu ka bërë të ditur këshilltari i Presidentës, Bekim Kupina
Kupina ka njoftuar se, Osmani ka vizituar këto shtete: Gjermania, Zvicra (dy vizita), ShBA-të (1 vizitë në Uashington, 2 në selinë e OKB-së), Austria, Sllovenia, Portugalia, Estonia, Kanadaja, Belgjika, Turqia dhe Japonia.

”Presidenca e Kosovës nuk e ka pushuar asnjë çast punën edhe gjatë kohës së pandemisë, ndaj këto vizita të realizuara jashtë vendit dëshmojnë për një aktivitet të dendur në fushën e politikës së jashtme, si asnjëherë më parë në vitet e fundit”, ka shkruar Kupina në Facebook.
Sot gjatë ditës janë publikuar edhe shpenzimet e presidentës, Vjosa Osmanit dhe kabinetit të saj./21Media