“Problem te regjistrimi i pronës është se shumë familje s’e kanë pronën as në emër të bashkëshortit”

Zyrtarja për Barazi Gjinore në komunën e Prishtinës, Premtime Preniqi, sonte në RTV21 tha se në komunën e Prishtinë gjatë vitit 2021 ka pasur vetëm 444 raste të regjistrimit të pronës në emër të të dy bashkëshortëve.
Ajo në emisionin “Start Up” tha se kjo shifër dallon me atë të vitit paraprak.

Preniqi u shpreh se problem kryesor e kanë punën e trashëgimisë. Ajo tha se në nivel të vendit, vetëm 4% e pronave janë të regjistruara në emër të grave.

Tutje, zyrtarja për Barazi Gjinore në komunën e Prishtinës deklaroi se problem te regjistrimi i pronës është se shumë familje s’e kanë pronën as në emër të bashkëshortit./21Media

Back to top button