Vdekje e dyshimtë në Spitalin e Prizrenit, akuzohet personeli mjekësor
Një person ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, lidhur me këtë vdekje të afërmit po dyshojnë se viktima nuk ka marrë tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:06.
“Ankuesit meshkuj kosovarë kanë informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, të njëjtit dyshojnë se nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit”, ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje të dyshimtë”.
Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media