Vetaksident në Gjilan, vdiq një 22-vjeçare
Një 22-vjeçare ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një vetaksident trafiku në rrugën Novobërdë-Gjilan, të martën në ora 13:24.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.
Hashani ka thënë se aksidenti ka ndodhur konkretisht në fshatin Stanishor, ku për shkak të kushteve atmosferike, vetura me tabela 06 ka humbur kontrollin duke u rrokullisur e dalë jashtë rrugës.
Viktima është me inicialet F.K., derisa të lënduarit nga po e njëjta familje janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëher kur vetura , me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare”, ka thënë Hashani./21Media