Mbi 30 mijë raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 30 mijë e 871 raste aktive me koronavirus.
Me më së shumti raste vazhdon të jetë Komuna e Prishtinës.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në kryeqytet janë 7 mijë e 582 raste aktive me COVID-19, e pasuar nga Peja me 2 mijë e 450, Prizreni 2 mijë e 288Gjilani 2 mijë e 238, Fushë Kosova 1 mijë e 540, Ferizaj 1 mijë e 459, Mitrovica 1 mijë e 442, Gjakova 1 mijë e 433, Lipjani 1 mijë e 338, Vushtrria 1 mijë e 7 raste si dhe komuna të tjera me qindra raste aktive.
Në 24 orët e kaluara u regjistruan edhe 5 viktima dhe 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19./21Media

Back to top button