Arrestohet një zyrtar policor
Inspektorati Policor i Kosovës rreth një muaj më parë kishte pranuar informacione përmes rrugëve operative se një i dyshuar, zyrtar policor me gradën e rreshterit në stacionin policor në Pejë, mund të jetë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.
Bazuar në këto informacione, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent filluan të ndërmarrin veprime hetimore/operative ndaj zyrtarit policor. Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes zyrtarin policor të përfshirë në këtë rast me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale.
Në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni ka vazhduar me bastisje në Pejë bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, ku janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media