Një 18 vjeçari nga Skenderaj iu sekuestrohen dy armë
Një 18 vjeçari nga Skenderaj i janë sekuestruar dy armë pasi që i njëjti ditë më parë në rrjete sociale kishte postuar video-sekuenca në të cilat i ekspozonte armët.
”Mbi bazën e këtyre pamjeve hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, me ç’ rast pas kontrollit në vendbanimin e tije, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë dhe një pistoletë”, thuhet në komunikatë.
I dyshuari G.I pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë./21Media