Dua nis sot turneun “Future Nostalgia”
Artistja me renome botërore, Dua Lipa sot nis turneun e saj “Future Nostalgia”.
Lipa tashmë disa ditë ka qëndruar në Miami, ku edhe do të nis koncertin e parë.
26 vjeçarja do të ketë 87 koncerte të ardhshme, menjëherë pas Miamit, ajo do të udhëtojë për në Orlando ku do të performojë në Amway Center.
View this post on Instagram
Lipa mbrëmë(9 shkurt), fitoi çmimin për artistën më të mirë POP/R&B në Brit Aëards, çmim të cilin nuk arriti ta pranojë fizikisht, por përmes një videolidhje, ajo falënderoi të gjithë./21Media