Mbi 16 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 16 mijë e 849.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes, ndërsa nga 4 mijë e 132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shëruar 2 mijë e 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201 mijë e 15./21Media