Ambasadori Rohde e quan moment historik njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, sot e ka quajtur moment historik njohjen e patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania.
Ai përmes një postimi në Twitter është shprehur i lumtur me këtë lajm.
Happy to share great news after today’s vote in the 🇩🇪German @bundesrat: drivers’ licences from 🇽🇰Kosovo and 🇦🇱Albania are now recognised in 🇩🇪Germany! Another 🇩🇪🇽🇰friendship milestone
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 11, 2022
Për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patentë shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE./21Media