Tahiri: Kurti abuzoi me seancën solemne
Opozita e ka lëshuar seancën solemne ku fjalim po mbante kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Lëshimin e sallës plenare gjatë seancës solemne ka arsyetuar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Ai para gazetarëve tha se kryeministri Kurti abuzoi me seancën solemne duke e kthyer atë në komunikim politik.
“Ishte vendim dhe veprim politik për t’i dhënë një porosi që mos të abuzohet me ditën më të rëndësishme të një arritje shekullore të kombit shqiptar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës… Ishte plotësisht e momentit ne erdhëm në sallë të gjithë, u përshëndetëm me gjithë deputetë dhe iu uruam deputetëve të pozitës dhe opozitës, ishte një ngjarje që meriton respekt edhe pse nisi me 15 minuta vonesë, por asgjë nuk ishte e planifikuar. Plani ynë ishte që të marrim pjesë në seancë solemne e cila u kthye në një seancë abuzime dhe komunikimi politik e mbi të gjitha një seancë që nuk do të duhej të jetë kështu. Seancat e tilla e kanë vetëm një qëllim shprehjen e falënderimit për të gjithë ata që e mundësuan lirinë dhe shpalljen e pavarësisë. Si dhe falënderim dhe thirrje për unitet për shumë sfida të tjera që na vijnë si shtet”, tha Tahiri ndër tjera.
Gjatë kësaj seanca Kurti ka nisur të flas për të arriturat e Qeverisë së Kosovës .Ai përmendi krizën energjetike e pandeminë, si dhe shtesat për punëtorët./21Media