Opozita lëshon sallën gjatë fjalimit të Kurtit

Opozita e ka lëshuar seancën solemne ku fjalim po mbante kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kjo pasi Kurti ka nisur të flas për të arriturat e Qeverisë së Kosovës.

Ai përmendi krizën energjetike e pandeminë, si dhe shtesat për punëtorët.
“Kriza me pandeminë e energjinë kanë prekur çdo shtet dhe nxorën në pah mungesën e planifikimit tonë afatgjatë e investimeve strategjike. Prandaj duhet të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit me njëri tjetrin. Krizat kanë prekur të gjithë qytetarët. I di kushtet që jetojnë shumica e qytetarëve, i njoh brengat e tyre, shumica jetojnë nga muaji në muaj, e të shumtë jetojnë me dërgesa nga diaspora. Ishte kjo gjendje e qytetarëve dhe humbja në besimin e drejtësisë, ajo që solli ndryshimin e madh një vit më parë”, tha ai.
Ai pati disa fjalë edhe për mediat. Kurti tha se nuk ka demokraci pa media të lira e të pavarura, duke shtuar se dezinformatat vijnë nga shërbime të jashtme.
“Si kryeministër e kuptoj se njerëzit do thonë lloj-lloj gjëra për mua, por unë do ta mbrojë këtë sepse lufta jonë për liri nuk ishte vetëm luftë për tu çliruar por për të jetuar të lirë. Për të ecur përpara na duhet një mendim praktik jo vetëm kritik. Duhet të gjejmë konsensus, dhe uniteti që nuk e pamundëson kritikën”, u shpreh ai.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca u ka bërë thirrje opozitës që të sillen me dinjitet./21Media

Back to top button