Kurti i kërkon komisionerit Hahn më shumë fonde nga BE-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot eurokomisionerin, Johannes Hahn, ndërsa bëri të ditur se nga ai ka kërkuar më shumë fonde nga Bashkimi Evropian.
“Integrimi evropian ka të bëjë me reforma të lidhura me vlerat e BE-së. Me indikatorë të mirë ekonomik dhe performancë në sundimin e ligjit ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja”, ka shkruar Kurti në Twitter.


Kryeministri, Albin Kurti sot ka udhëtuar në Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë “Munich Security Conference”./21Media

Back to top button