6 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, gjashtë qytetarë të Shqipërisë e kanë humbur betejën me COVID-19. Viktimat janë një qytetare nga Tepelena 69 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 80 vjeç, një qytetare nga Kavaja 81 vjeçe, një qytetar nga Vlora 85 vjeç dhe një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.
Ndërsa janë kryer 1 mijë e 754 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 85 qytetarë.
Rastet pozitive janë në këto bashki: 23 janë në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Peqin, Vlorë, Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Lushnje, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Gramsh, Gjirokastër, Mirditë, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Kavajë, Selenicë, Delvinë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Pogradec, Poliçan.
Janë shëruar 633 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263 mijë e 35 që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri janë 3 mijë e 969 raste aktive me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 71 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar./21Media

Back to top button