Gili marton djalin, e uron me fjalë të veçanta

Për atistët e njohur, Gili dhe Ilir Berani sot është një ditë e veçantë. Dyshja e njohur e kanë martuar djalin e tyre të madh, Robertin.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka uruar çiftin, Robertin dhe Herolinën, shkruan rtv21.tv
“Urime martesa, trashëgofshi”, ka shkruar Gili në Instagram. Ajo tutje ka treguar se djali i tij dhe nusja dashurinë me martesë e kanë kurorëzuar sot që shënon një datë e veçatë, 22.02.2022.

 
Kujtojmë se, Gili dhe Iliri janë të martuar tash e disa vite. Dyshja e njohur janë prindër të dy djemve./21Media

Back to top button