Gjërat që i ndodhin trupit tuaj kur agjëroni
Agjërimi me ndërprerje po fiton popullaritet të madh kohët e fundit. Por çfarë ndodh me trupin tuaj kur ju agjëroni?
Pavarësisht nëse agjëroni për arsye diete ose si nevojë fetare, ja çfarë ndodh saktësisht me trupin tuaj kur agjëroni.
Ndarja e sheqerit

Orët e para të agjërimit janë mjaft normale për shumicën e njerëzve pasi trupi juaj po kalon një proces të rregullt të zbërthimit të glikogjenit dhe ruajtjes së glukozës si lëndë djegëse për energji. Zakonisht, rreth 25% e kësaj shkon drejt e në trurin tuaj, ndërsa pjesa tjetër mbështet qelizat e kuqe të gjakut dhe muskujt, shkruan BrightSide, transmeton rtv21.tv

Pas 5-6 orësh në varësi të niveleve të sheqerit në gjakun tuaj, ju do të arrini fazën e ketozës – gjendjes metabolike, gjatë së cilës nivelet tuaja të energjisë mbështeten nga trupat ketonikë në gjakun tuaj. Ky është një proces i ndarjes së yndyrës pasi yndyra e zbërthyer rezulton në trupa ketonikë.
Këtu fillon edhe procesi i agjërimit dhe është një mënyrë e lehtë dhe për të humbur peshë. Kjo gjendje mund të arrihet edhe duke qëndruar në një dietë ketogjenike e cila bazohet në një dietë me yndyrë të lartë dhe me pak karbohidrate.
Pastrimi i kolesterolit dhe acidit urik

Gjatë procesit të ketozës, do të ndodhin disa gjëra të rëndësishme: trupi juaj do të lirojë kolesterolin dhe acidin urik në rrjedhën e gjakut. Ky mund të quhet edhe procesi i detoksifikimit të trupit.
Gjatë kësaj faze, mund të përjetoni dhimbje koke, marramendje, lodhje, skuqje të lëkurës, dhimbje muskujsh dhe dhimbje kyçesh në raste të rralla. Në fund të kësaj faze, dhimbja do të pakësohet dhe presioni i gjakut do të bjerë.
Pushimi i sistemit të tretjes

Meqenëse marrja e ushqimit tuaj është zvogëluar, sistemi tretës mund të pushojë. Por meqenëse procesi i tretjes kërkon kohë, ai kurrë nuk ndalet plotësisht gjatë agjërimit me ndërprerje – vetëm gjatë agjërimit të zgjatur.
Detoksifikim emocional

Pas 6 orëve të para të agjërimit, do ta gjeni veten të uritur dhe ndoshta edhe të dërrmuar. Mund të shkaktojë disa emocione si zemërimi, zhgënjimi, ndjenja e dëshpërimit ose trishtimi. Është thelbësore të merreni me ato emocione kur ato vijnë dhe t’i kujtoni vetes se ka një arsye krejtësisht logjike për agjërimin tuaj.
Mundohuni të mos i nxirrni emocionet ndaj njerëzve në jetën tuaj dhe merrni pak kohë për të medituar ose përqendruar në diçka tjetër në vend që të jeni të uritur. Përqendrohuni në një aktivitet që nuk kërkon shumë përpjekje trupore.
Të mirat e agjërimit

Si përfundim, duam të rendisim disa përfitime që agjërimi mund të ketë në jetën dhe shëndetin tuaj në përgjithësi.
Është një mënyrë e përsosur për t’u përdorur kur përpiqeni të kontrolloni peshën tuaj.
Është një mënyrë e mirë për të normalizuar ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe si rezultat, për të parandaluar diabetin e tipit 2.
Ai normalizon nivelet e grelinës dhe ndihmon për të “disiplinuar urinë tuaj”.
Ai ul nivelet e triglicerideve, duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Mund të ngadalësojë procesin e plakjes.
Mund të ndihmojë në gjendjen e lëkurës.
Mund të ndihmojë në normalizimin e sistemit të tretjes./21Media