Sonte qytetarët ukrainas do ta kalojnë natën në stacionet e metrosë
Banorë e Kievit po flenë në stacionet e metrosë nëntokësore ndërsa afrohet mesnata në Ukrainë.
Njerëzit – disa prej të cilëve kanë sjellë kafshët e tyre shtëpiake dhe dyshekët me ajër, do ta kalojnë natën në stacionet e metrosë duke shpresuar që aty janë më të sigurt, raporton BBC.
Më pas presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka shpallur gjendje lufte në vend.
Deri më tani është raportuar se Rusia ka grumbulluar më shumë se 150 mijë forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën. Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, Rusia ka lëshuar më shumë se 160 raketa për sulme ajrore.
Nga këto sulme, të paktën 57 persona kanë vdekur dhe 169 persona të tjera janë plagosur./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?