Parandalohet futja ilegale e rreth 35 mijë eurove në Jarinje
Në kalimin kufitar Jarinje me qëllim të parandalimit të kontrabandës, Dogana e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, mirëpo që e drejtonte një kosovar dhe të njëjtit i janë gjetu dhe konfiskuar rreth 35 mijë mijë euro.
”Gjatë kontrollit të veturës janë zbuluar mjete monetare të pa deklaruara në shumën prej 34.720.00€. Për trajtim të mëtutjeshëm rasti në fjalë është trajtuar nga hetuesia e doganës dhe Prokurori i Prokurorisë Speciale”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Palës i janë konfiskuar 25% apo 8,680.00€ e mjeteve të pa deklaruar, ndërsa 75% apo 26,040.00€ e mjeteve janë ndaluar me urdhër të Prokurorit për hetime të mëtutjeshme./21Media