Kryebashkiaku thotë se sulmi rus u zmbraps në Lviv
Kryetari i qytetit perëndimor të Lviv, pranë kufirit me Poloninë, thotë se forcat ukrainase kanë zmbrapsur një sulm rus në qytet.
Andrey Sadovyi shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram se Rusia zbarkoi rreth 60 trupa dhe tre helikopterë në Brody, një qytet i vogël rreth 56 milje nga qendra e shtatë më e madhe urbane e Ukrainës, transmeton rtv21.tv.
“Forcat e armatosura po zmbrapsin pushtuesin! Po e mbajmë situatën nën kontroll”, shtoi ai.
Deri më tani, shumica e luftimeve janë përqendruar në lindje, veri dhe jug të Ukrainës./21Media