Ministri i jashtëm hungarez vizitoi KFOR-in, u zotua për mbështetje

Në kuadër të vizitës në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijarto e ka vizituar shtabin e KFOR-it, me ç’rast është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të KFOR, bëhet e ditur se komandanti i KFOR-it bëri një informim për aktivitetin e KFOR-it dhe diskutoi situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
”Ministri Szijarto shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për KFOR-in në përmbushjen e misionit të tij për të ofruar mjedis të qetë dhe të sigurt siç është mandatuar nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, bëhet e ditur në njoftim./21Media

Back to top button