Kaos kibernetik, jo luftë kibernetike
Mendimet se Rusia do të nisë një luftë kibernetike për të shoqëruar pushtimin e saj deri më tani kanë qenë të pabaza.
Por ka kaos në fushën kibernetike. Ukraina është nën një bombardim të vazhdueshëm të sulmeve kibernetike në shkallë të vogël nga burime të panjohura.
”Ne nuk e dimë se nga vijnë këto sulme, por shërbimet e inteligjencës perëndimore kanë fajësuar hakerat e inteligjencës ushtarake ruse për një valë të fundit të hakerave të nivelit të ulët DDoS”, ka thënë reporteri i sgurisë kibernetike, Joe Tidy.
Autoritetet ukrainase fajësojnë gjithashtu hakerat shtetërorë bjellorusë për tentativë për hakime.
”Ne gjithashtu e dimë se hakerat vigjilentë rusë po veprojnë pavarësisht gjërave që thojnë autoritetet”, ka shtuar Tidy.
Grupi “Haktivist” Anonymous pretendon se ka përçmuar websajtet ruse të lajmeve me mesazhe mbështetëse ukrainase dhe thonë se kanë ndërprerë një kanal televiziv rus, transmeton rtv21.tv
Por këto sulme të shpejta të nivelit të ulët janë të vështira për t’u verifikuar dhe disa hakerë që pretendojnë se janë anonim janë grabitës famëkeq të vëmendjes.
”Ndërkohë një kanal në platformën e mesazheve Telegram është shfaqur duke e quajtur veten “Ushtria IT e Ukrainës”, duke mbledhur 230,000 anëtarë dhe autoritetet ukrainase po publikojnë detaje se cilat objektiva ruse do të hakojnë. Sasia e hakerave që po ndodh kundër Rusisë është e jashtëzakonshme, por për momentin mund të shihet si vandalizëm kibernetik që shkakton kaos dhe konfuzion më shumë sesa konflikt serioz kibernetik”, ka thënë Tidy./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?