Wizz Air ofron 100 mijë vende falas për refugjatët ukrainas
Linja ajrore evropiane Wizz Air ka njoftuar se do të ofrojë 100,000 vende falas në fluturimet me distanca të shkurtra për refugjatët ukrainas.
Linja ajrore me bazë në Hungari tha në mediat sociale se ishte “e angazhuar” për të ndihmuar refugjatët ukrainas të arrijnë destinacionin e tyre, transmeton rtv21.tv.
Sipas kompanisë, vendet do të jenë të disponueshme në fluturimet e Wizz Air që nisen nga Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Rumania gjatë muajit mars.
Më shumë se 660,000 njerëz kanë ikur tashmë jashtë vendit, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së, me Poloninë që mban peshën kryesore të migrimit.
Rreth 450,000 refugjatë ukrainas – gjysma e numrit total të refugjatëve deri më tani kanë mbërritur në Poloni, tha zëvendësministri i Brendshëm i vendit Pawel Szefernaker për Radio Zet të mërkurën./21Media
WIZZ is committed to helping Ukrainian refugees reach their destination, wherever that may be. We are providing 100,000 free seats on short-haul flights departing from Poland, Slovakia, Hungary, and Romania in March. Book your travel at https://t.co/eDw80hGC2k pic.twitter.com/2duHFtPdr3
— Wizz Air (@wizzair) March 1, 2022