Artistët ukrainas bëhen reporterë lufte

Vikendin e kaluar, Olga Karalova udhëtoi u largua nga Chernihiv i Ukrainës, me vajzën, qenin e saj dhe gjithçka tjetër që mund të fuste në dy çanta.
“Po vozisja si e çmendur. Pash një bombë dhe në trurin tim gjithçka që mund të mendoja ishte ‘Largohu për shkak të fëmijës’. Po qaja”, tha ajo.
Ajo voziti për orë të tëra.
Korolova luante muzikë ekskluzivisht të artistëve ukrainas.
“Po qaja në skenë. Po luaja dhe po qaja, ishte shfaqja më e vështirë në jetën time. Por, e dija që duhej të bëja diçka”, shtoi ajo.
Korolova gjithashtu dha donacion të ardhurat e saj për ushtrinë ukrainase dhe fondacione humanitare, për t’i ndihmuar njerëzit të zhvendosen.
“Jam e shokuar se si rusët nuk po shohin të vërtetën. Duket sikur ata gjenden në Korenë Veriore, pa asnjë informacion. Fansat e mi nga Rusia, ata më dërgojnë mesazhe duke më thënë ‘Nuk është e vërtetë, është gënjeshtër, të gjitha postimet tua janë gënjeshtra’. Ata nuk duan ta shohin këtë”, tha ajo.
Edhe këngëtarja ukrainase e muzikës folk, Khrystyna Soloviy ka thënë se tashmë të gjithë po shfrytëzojnë rrjetet sociale për t’iu drejtuar audiencës.
Korolova nuk është vetëm. E përballur me luftën, skena muzikore e gjallë dhe e lulëzuar e Ukrainës është bërë një lloj lajmesh jozyrtare, duke dokumentuar konfliktin për një audiencë që mund të mos jetë e lidhur me kanalet tradicionale të lajmeve./21Media

Back to top button