Kaloni te përmbajtja kryesore

Ukraina akuzon Rusinë për shkelje të të drejtave të njeriut

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzhaparova akuzoi të enjten Federatën Ruse për përfshirje në akte që përbëjnë krime lufte, duke shtuar se forcat ruse në Ukrainë kanë kryer shkelje të hapur të të drejtave të njeriut.
“Ngjarjet e fundit tregojnë qartë faktin se trupat ruse që luftojnë në Ukrainë kryejnë shkeljet dhe abuzimet më flagrante të të drejtave të njeriut, duke u përfshirë në mënyrë sistematike në akte që qartazi përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, tha Dzhaparova.
“Bombat ruse po shkatërrojnë qytetet dhe fshatrat e atdheut tim, duke synuar zonat e banuara, shkollat, jetimoret, spitalet, kishat, muzetë, kullat televizive, sheshet qendrore dhe infrastrukturën kritike”, shtoi ajo, përcjellë rtv21.tv
Duke iu drejtuar Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut përmes videolidhjes, Dzhaparova i bëri thirrje OKB-së që të kërkojë llogari nga Federata Ruse për pushtimin e saj në Ukrainë dhe agresionin e vazhdueshëm ushtarak.
“Ne besojmë se Këshilli i të Drejtave të Njeriut ka një rol udhëheqës për të luajtur në bashkimin e përpjekjeve për të garantuar përgjegjësinë e Rusisë për krimet e saj kundër vendit tim”, tha ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button