Kaloni te përmbajtja kryesore

Xhaçka thotë se s’ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka sot deklaroi se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë.
“Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp!”, shkroi ministrja në Facebook dhe theksoi se Shqipëria qëndron me Ukrainën.
Ajo shtoi se Shqipëria do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button