Konjufca: Nuk duhet të përjashtojmë agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

Xhaferi: Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Gjendja e krijuar pas sulmit të Rusisë në Ukrainë aktualizoi kërkesat e Kosovës për anëtarësim më të shpejtë në NATO dhe në BE. Maqedonia e mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Këtë qëndrim e paraqiti kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në Prishtinë. Nikoqiri i tij, kryeparlamentari Konjufca bëri të ditur se Kosova sivjet do të aplikojë për anëtarësim në BE. Tha se nuk duhet të përjashtojmë mundësinë e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës. (Përgatiti: Donika Osmani Mehmeti, kamera: Lulzim Fana).21Media

Back to top button