Kaloni te përmbajtja kryesore

Putin nënshkruan ligjin për dënimet me burg për “lajme të rreme”

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar tani një projektligj që dënon përhapjen e informacionit “të rremë” për forcat e armatosura të vendit me dënime me burg deri në 15 vjet.

Projektligji u miratua unanimisht nga ligjvënësit rusë të enjten.

Disa media të pavarura ruse janë detyruar të mbyllen ditët e fundit pasi e kanë përshkruar si “pushtim” ose “luftë” atë që Kremlini e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Putin nënshkroi gjithashtu një projekt-ligj që do të lejonte gjoba ose burgim për thirrjet për sanksione kundër Rusisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button