Edhe 66 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve në Kosovë janë shënuar edhe 66 raste të reja me COVID-19.
Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë raste të vdekjes nuk ka, ndërsa janë shëruar edhe 252 pacientë.
Gjatë 24 orëve janë kryer edhe 1 mijë e 543 testime, ndërsa janë vaknisuar edhe 533 qytetarë.
Deri më tani me dozën e dytë janë vaksinuar 817.151 qytetarë, ndërsa me dozën e tretë janë imunizuar 98 mijë e 99 qytetarë.
Numri total i të vaksinuarve është 1 miliardë e 815 milionë e 517./21Media
