Eva Simons bëhet nënë për herë të parë

Artistja Eva Simmons ka njoftuar se është bërë nënë për herë të parë.
Ajo përmes Instagramit ndau me ndjekësit lajmin e veçantë se pritja e ëmbël mori fund dhe se familja u bekua me një vajzë.
Eva gjithashtu ka treguar se të bijën e ka emëruar Rosie Nova.
Artistja ndërkohë ka ndarë me ndjekësit fotografi nga shtatzënia e saj, me mbishkrimet e veçanta se mezi prite që ta merrte titullin nënë.
“Pas 3 ditësh që dukeshin si përgjithmonë, mendova se nuk do t’ia dilnim. Por Zoti ka një plan tjetër. Na vjen mirë që kishim një ekip shumë të mirë specialistësh rreth nesh në një moment kritik në jetën tonë. Vajza ime e ëmbël, Rosie Nova, ti ke qenë gjëja më e mirë që na ka ndodhur ndonjëherë Faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote”, shkruan tutje Eva në postimin e saj ku bashkëngjiti edhe fotot e para me të bijën dhe partnerin e saj.
Ndryshe, Eva është e fejuar me Sebastiaan Zwarts./21Media

Back to top button