21 civilë u vranë në sulmin Sumy, thonë autoritetet ukrainase
Numri i të vdekurve nga një sulm gjatë natës në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, tani u rrit në 21 civilë, sipas Zyrës së Prokurorit Rajonal.
Zyra konfirmoi “vdekjen e 19 të rriturve dhe 2 fëmijëve si rezultat i një sulmi ajror në qytet”.
“Si pasojë e bombardimeve, një shtëpi u shkatërrua plotësisht, 16 u shkatërruan pjesërisht. Deri në orën 7:00, gjatë një kontrolli u gjetën trupat e 21 personave, përfshirë 2 fëmijë”, u shtua tutje, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Ukraina dhe Rusia ranë dakord të martën për një korridor evakuimi në Sumy./21Media