Ferati ngushëllon familjen e Haki Rugovës
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka ngushëlluar familjen Rugova me rastin e vdekjes së Haki Rugovës.
Ferati ka theksuar se udhëtimi politik i Haki Rugovës në shërbim të vendit, i palëkundur nga vizioni i presidentit, është udhërrëfyes për gjeneratat e reja.
“Sot të gjithë bashkë lutemi për Ju dhe familjen Tuaj, Baci Haki! I përjetshëm qoftë kujtimi për Ju, Kryetar!”, ka shkruar Ferati në Facebook./21Media