Kaloni te përmbajtja kryesore

McDaid e quan ‘të neveritshme’ akuzën ndaj tij e Sheeran për plagjiaturë

Johnny McDaid i Snow Patrol e ka përshkruar idenë e vjedhjes së punës së njerëzve të tjerë si “të neveritshme”, gjatë gjyqit për të drejtat e autorit mbi një këngë që ai shkroi me Ed Sheeran.
Sheeran, McDaid dhe Steve Mac janë akuzuar se kanë marrë fraza për këngën ‘Shape Of You’ nga një këngë e quajtur ‘Oh Why’, nga artisti Sami Switch.
Në provat me shkrim, McDaid tha se nuk mund të kujtohej se kishte dëgjuar ndonjëherë ‘Oh Why’ dhe nuk ishte në dijeni të Sami Switch përpara se të fillonte çështja ligjore.
Muzikanti është më i njohur për publikun si Johnny McDaid, por në dokumentet e gjykatës ai përmendet si John.
Ai ka shkruar hite për Pink, BTS, Alicia Keys dhe Rag’n’Bone Man, duke shtuar se ai kurrë nuk do të merrte meritën për punën e një shkrimtari tjetër.
“Unë kam qenë një kantautor profesionist për shumë vite dhe kam arritur sukses të konsiderueshëm”, ka shkruar ai.
‘Oh Why’ u shkrua nga Ross O’Donoghue dhe Sami Switch, me emrin e tij të vërtetë Sami Chokri, në 2015.

Dyshja pretendojnë se Sheeran ua vodhi ‘grepin’ për Shape Of You, duke e ndryshuar tekstin në “oh I, oh I, oh I”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button