“Mbretnesha kohë dje boll mirë na tregoj, tha neser për neve shumë ftohtë ka me kanë”
Pavarësisht kohës, e cila rrjedh dhe venit të shkuarën ka disa këngë që s’vdesin kurrë.
“Dashurisë së shkuar” nga Aleksandër Gjoka është himni i dashurisë së humbur.
Koha pa ne mbeti e ngratë,
unë i pafat në dashuri
Sa kujtime kthehen pas,
a më sjell ndër mend ti tani.
Bashkë me Gjokën vjen një listë e gjatë këngësh: “Kuturu”, “Ditë dimri”, “Zemra e një gruaje”, etj.
Pastaj kërkon një këngë lozonjare, një dedikim të ngrohtë dhe e di ç’duhet të dëgjosh: “Çapkëne moj”, Kastriot Tusha.
“Humba pranverën” nga Françesk Radi do të jetë përherë në mesin tonë. Një këngë shumë aktuale, e cila i këndon mërgimit.
Nuse, nuse, t’u çelën sytë
erdha, erdha, sa je merzitur
Vetëm, vetëm, s’e shtyva jetën,
hapma portën ooo
hapma portën ooo
Dekadat zëvendësohen, një epokë kapërcen tjetrën ama jeta dhe intrigat e saj janë po ato. Albërie Hadërgjonaj i këndonte në Festivalin e 1996 në RTSH mikeshës së saj, që i mori dashurinë e jetës.
Një ditë do linim lodrat, fëmijërinë
E bashkë do jetonim
Moshën e rinisë
E para do mësoje
Të miat endërrime
Do njihje ti kush ishte
Dashuria ime
E nëse këtu situata nuk është në favorin e saj, puna ndryshon te “Lozonjare”.
O ju djema mos më flisni
O ju djema mos më ngisni
Ju të gjithë më doni mua
Por unë një, veç njërin dua
Jam një vajzë lozonjare
Djemtë i tërbova fare
Kush më puth buzën e sytë
Ka të gjitha pasuritë
Troja:
Mbretnesha kohè dje boll mir na tregoj,
tha neser per neve shum ftoft ka me kan ,
nese t’bardhen prej te zezes na sot nuk dina me nda,
tha neser as shiu nuk munet me na lag..
Mbretnesha kohè dje boll mire na tregoj,
tha neser per neve ndryshe ka me kan ,
nese nyjen para syve na sot nuk dojna me zgidh
tha neser kjo nyje n’fyt ka me na u lidh..