Thesari amerikan sanksionon më shumë oligarkë rusë
Thesari i SHBA-së ka zbuluar më shumë sanksione ndaj oligarkëve dhe figurave të elitës ruse.
Sipas tyre qëllimi ishte rritja e presionit ndaj njerëzve të afërt me presidentin rus, Vladimir Putinin, transmeton rtv21.tv.
Ata që u goditën nga sanksionet e reja përfshijnë 10 persona që janë pjesë e bordit të VTB Bank, 12 anëtarë të Dumës – dhoma e ulët e parlamentit rus – dhe familjen e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
Më herët presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi një ndalim të importeve nga Rusia duke përfshirë ushqimet e detit, vodka dhe diamante ruse.
Ai tha se këto sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë do t’i jepnin “një tjetër goditje dërrmuese” ekonomisë së vendit pas pushtimit të Ukrainës./21Media