19 viktima e 9 të plagosur nga sulmi në veriperëndim të Ukrainës
19 persona janë vrarë dhe nëntë tjerë kanë mbetur të plagosur, ka njoftuar Vitalii Koval.
“Misioni i shpëtimit është ende duke u zhvilluar dhe nga ora 08:30 kemi 19 të vdekur e 9 të plagosur. Na duhet disa orë për të pastruar gjithë zonën”, tha ai.
Kulla u godit në orën 05:20 të mëngjesit me orën lokale dhe autoritetet fillimisht nuk raportuan për viktima nga sulmi.
Pavarësisht goditjes, Koval tha se transmetimi i radios dhe televizionit në rajon.
“Tani kemi akses të lirë në transmetimet satelitore në të gjithë rajonin e Rivne. Kemi vendosur sinjalin e transmetimit në rrjetin kabllor”, shtoi ai.
Ndryshe, kulla të shumta janë shënjestruar nga forcat ruse javët e fundit./21Media